Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Frymë të vdekura

Libra dhe CD / Libra praktikë

Frymë të vdekura

nga Botimemax

400 Lekë

Për herë të parë në shqip, pjesa e dytë e mbetur e romanit "Frymë të vdekura" - njërit prej librave më të mrekullueshëm të letërsisë botërore, që për një shekull e gjysmë vazhdon të mahnitë lexuesit e të gjitha moshave. Tre vjet pas vdekjes së Gogolit, më 1855, si u botua pjesa e dytë e "Frymë të vdekura" (ashtu e cunguar), në një letër që Nekrasovi i dërgonte Turgenjevit, mes të tjerave, i shkruante:

Gogoli nuk shkruante për atë që mund të pëlqehej më shumë nga të tjerët, as për atë që ishte më e lehtë për talentin e tij të madh, por vetëm për atë që mund të ishte më e dobishme për atdheun e tij. ...ka periudha, kur as ia vlen të flasësh në emër të së bukurës e sublimes, pa treguar ndërkohë çiltas mjetet dhe rrugët që të shpien drejt tyre.

Kjo rrethanë e fundit qe zhvilluar shkarazi dhe dobët në pjesën e dytë të Frymë të vdekura, në një kohë që duhej të përbënte boshtin themelor, prandaj dhe u desh të digjej.

Mos më gjykoni për këtë dhe mos u ngutni të nxirrni përfundime... Detyra ime mbetet shpirti dhe çështjet e tjera të jetës... Unë djeg bash atëherë kur duhet djegur dhe them se e kam mirë...