Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Si ta lësh duhanin brenda një ore

Libra dhe CD / Libra praktikë

Si ta lësh duhanin brenda një ore

nga Botimemax

300 Lekë

Mbi 90 për qind e pacientëve të Suzanë Hepbërnit kanë patur 100 për qind sukses, falë teknikave të saj për lënien e duhanit. Tani formula e saj magjike vjen për ju me anë të këtij libri të shoqëruar me kasetë. Çdokush që dëshiron të lërë duhanin do t'ia arrijë kësaj me një mënyrë të lehtë - përmes përdorimit të formulës Hepbërn.

Nuk ka fare rëndësi se sa vite keni që pini duhan, as edhe se sa cigare konsumoni çdo ditë, por sa të vendosur jeni të hiqni dorë nga ky ves. Me këtë trajtesë është e rëndësishme të kuptohet që ju "nuk po lini diçka", pra nuk do ta ndjeni veten të privuar apo sikur po ju mungon diçka. Për këtë arsye, nuk ju nevojitet ndonjë gjë për ta zëvendësuar. Ndërkaq ju keni për ta ndjerë veten mjaft krenar, pasi po arrini diçka: të mos pini më duhan; një, si të thuash, vetarritje.

Jepuni pas kësaj ndjenje madhështore krenarie dhe kënaqësie njëkohësisht! Kur të jeni gati, vetëm mbyllni sytë për pak çaste, për të lejuar që këto mendime të mrekullueshme të përshkojnë lirshëm mendjen tuaj...

Mendoni për dikë që ju zgjat një cigare dhe përfytyrojeni veten teksa i thoni: "Jo, ju faleminderit! Nuk e pi duhanin".

Me vendimin që keni marrë për ta blerë këtë libër, ju i keni bërë një shërbim të madh vetes, pasi keni vendosur se ka ardhur koha të hiqni dorë nga vesi.

Keni bërë kështu një hap më tej për ta lënë duhanin.