Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Shporta

Metafora e shportës është pothuajse e njëjtë me blerjen në një supermarket. Mund të shtoni një ose më shumë produkte në shportë, ti hiqni nëse nuk i doni më dhe në fund të paguani tek "Arka". Quajeni si një vend ku ruani produktet që doni të bleni dhe ti paguani atëherë kur jeni të bindur.

Fillimisht gjeni një produkt që ju intereson. Nëse ai produkt ofrohet në sasi më të madhe se një, mund të zgjidhni më parë sasinë e kërkuar. Gjithashtu, disa produkte vijnë me variante të ndryshme (si ngjyra, masat, etj) dhe mund ta personalizoni porosinë duke zgjedhur modelin. Tani jeni gati për ta shtuar në shportë.

Shto ne Shporte

Shporta mund të mbajë aq produkte sa ju doni të ruani në të. Në çdo moment, mund të shikoni gjendjen e shportës në pjesën e sipërme të faqes, ku do t'ju tregohet numri i produkteve që mban dhe një buton për të shkuar tek Arka. Nëse klikoni mbi shportë, do ju shfaqet një dritare e ngjashme me foton më poshtë.

Shiko Shporten

Kur të jeni të kënaqur me produktet që keni zgjedhur, mund të shkoni tek Arka për të parë përmbledhjen e porosisë, së bashku me tarifën e dërgimit dhe shumën totale.