Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Regjistrimi

Grepin mund ta përdorni pa pasur një llogari, por për të përfituar nga të gjitha funksionalitet, duhet të regjistroheni. Proçesi është mjaft i thjeshtë dhe nuk do ju marrë më shumë se 2 minuta. Si anëtarë, do keni mundësi të porosisni produkte, të menaxhoni blerjet, listën e dëshirave dhe shumë më tepër.

Butoni i regjistrimit ndodhet në pjesën e sipërme, kahu i djathtë dhe duket si në foton më poshtë.

Butoni i Regjistrimit

Do t'ju hapet forma e regjistrimit me të gjitha fushat e nevojshme për të krijuar llogarinë.

Forma e Regjistrimit

Fushat janë vetëshpjeguese, megjithatë më poshtë përshkruhet funksioni i secilës.

  • Emri Identifikues. Emri publik që anëtarët e tjerë do të shohin. Mund të jetë emri i dyqanit (në rast se regjistroheni si shitës), një pseudonim apo thjeshtë emri juaj. Nuk ka kufizime në format; mund të ketë hapësira, karaktere alfanumerike apo edhe simbole.
  • Email. Një email që e përdorni, përmes të cilit do të identifikoheni. Gjithashtu do të përdoret për t'ju njoftuar rreth shitjeve, blerjeve, mesazheve private apo për t'ju nisur mesazhe promocionale të rralla rreth interesave tuaja.
  • Fjalëkalimi. Mundohuni të vendosni një fjalëkalim të komplikuar, në mënyrë që mos ta hamendësojë dikush tjetër. Kërkon të paktën 5 karaktere, por ju këshillojmë një më të gjatë dhe që përbëhet nga gërma të vogla, gërma kapitale dhe simoble.
  • Emri dhe Mbiemri. Do të përdoret për t'ju nisur produktet nëse bleni.
  • Numri i Telefonit ose Celularit. Vendosni një numër që e përdorni, përmes të cilit do t'ju kontaktojmë në rast se bleni apo shisni produkte.
  • Kodi Postar. Shërben për të identifikuar zonën ku jetoni dhe ndihmon punonjësit e postës për të gjetur adresën tuaj. Nëse nuk e dini, lereni bosh.
  • Adresa. Adresa juaj primare, qoftë si shitës (për ti marrë produktet) apo si blerës (për t'ju nisur produktet). Pas regjistrimit, do të keni mundësinë të shtoni edhe adresa të tjera.
  • Qyteti. Qyteti primar ku ndodheni, i cili komplementon adresën.
  • Shteti. Shteti primar ku ndodheni, i cili sërish komplementon adresën.

Pasi të regjistroheni, do të mund të futeni në llogarinë tuaj duke u Identifikuar.