Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Produktet

Produktet janë qendra e universit tek Grepi dhe jemi kujdesur që të jenë sa më të kuptueshëm për ju. Megjithatë, disa elementë duhen sqaruar për të hequr edhe ato pak dyshime që mund të keni.

Produkti

Ulje Çmimi

Shitësit mund të ofrojnë ulje çmimi për produktet e tyre dhe këtë do e shihni shpesh grek Grepi. Krahas çmimit aktual, ju tregohet edhe çmimi origjinal.

Ulja e Cmimit

Sasia

Produktet ofrohen në një kopje të vetme ose në sasi më të mëdha. Në rastin e shumë kopjeve, do t'ju shfaqet një fushë ku mund të zgjidhni sasinë e dëshiruar. Sigurisht, sasia duhet të jetë brenda limiteve që ka zgjedhur shitësi, qoftë në minimum apo maksimum.

Sasia ne Stok

Variantet

Disa produkte mund të personalizohen në bazë të modeleve të ofruara. Ne i quajmë variante dhe kur ofrohen, mund të zgjidhni lirisht atë që ju pëlqen.

Variantet e Produktit

Shitësi

Çdo produkt e ka një shitës dhe nëse gjeni një produkt interesant, shanset janë që të gjeni edhe të tjerë tek ai dyqan. Duke klikuar në emrin e shitësit, do të shkoni tek profili i tij ku do të mund të shihni produktet që ka në shitje. Gjithashtu, mund ta kontaktoni për pyetje dhe ta shtoni në listën e shitësave të preferuar.

Shitesi