Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Pagesa me Kartë Krediti

Tashmë që keni shtuar produktet në Shportë dhe keni bërë ndryshimet tek Arka, mund të paguani porosinë që ajo të bëhet e juaja. Shtypni butonin "Paguaj", të ilustruar më poshtë.

Butoni i Pagesave

Do të dërgoheni menjëherë drejt formës së pagesës me kartë krediti, proçesimin e të cilës e kryen Banka BKT. Përmes këtij bashkëpunimi, jemi të qetë që blerësit tanë mbrohen nga banka më e sigurtë në Shqipëri dhe e përdorin Grepi.al pa frikën se do abuzohet me llogarinë e tyre.

Forma e Pageses

Të Dhënat e Kartës së Kreditit

Ju kërkohet Numri i Kartës së Kreditit, Data e Skadencës dhe kodi CVV. Ky i fundit është një kod treshifror që ndodhet në pjesën e pasme të kartës së kreditit. Pasi t'i keni plotësuar të dhënat, shtypni butonin "Submit".

Kodi CVV

Konfirmimi

Nëse karta e kreditit është e vlefshme dhe ka fonde të mjaftueshme, pagesa do të kryhet, porosia do të regjistrohet nga Grepi dhe do të dërgoheni drejt një faqeje ku ju shfaqet një mesazh suksesi. Gjithashtu, do t'ju niset një email me përmbledhjen e porosisë për ta mbajtur si dokument, të paktën deri sa produktet t'ju arrijnë.

Mund të ndodhë që pagesa nuk kryhet dhe do të njoftoheni për këtë nga forma e pagesës së Bankës BKT. Disa nga arsyet më të shpeshta janë:

  • Fonde të pamjaftueshme. Duhet të depozitoni sasinë e duhur të parave në llogari.
  • Karta nuk egziston. Sigurohuni që i keni futur saktë numrin e kartës, datën e skadencës dhe kodin CVV.
  • Keni kaluar limitin. Po tentoni të bëni një pagesë që e kalon limitin e shumës që mund të paguani. Kontaktoni me bankën tuaj për të mësuar më shumë rreth limiteve të llogarisë.
  • Banka nuk e lejon pagesën. Karta që keni mund të mos jetë autorizuar të bëjë pagesa online ose nuk pranohet nga forma e pagesës së Bankës BKT.