Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Kërkimi dhe Filtrimi

Kërkimi është një nga veprimet që me siguri do e përdorni shumë shpesh tek Grepi për të gjetur produkte që ju interesojnë. Sistemi i kërkimit është intuitiv, duke ju sugjeruar produkte gjatë kohës që shkruani dhe rezultatet shfaqen dhe renditen në bazë të lidhjes me termat që keni futur. Gjithashtu, krahas termave mund të përcaktoni një kategori nëse doni ta kufizoni kërkimin.

Forma e Kerkimit

Gjatë kohës që shkruani ju shfaqen sugjerime produktesh. Mund të zgjidhni një produkt me mouse (duke klikuar mbi të) ose me shigjetat lartë dhe poshtë të tastjerës dhe duke shtypur butonin "Enter".

Sugjerimet e Kerkimit

Filtrimi

Me shfaqjen e rezultateve të kërkimit, ju lihet mundësia ta ngushtoni kërkimin përmes disa opsioneve që shfaqen në kah të majtë të faqes. Mund të zgjidhni një ose më shume opsione në një ose më shume kritere filtrimi dhe kur të jeni të kënaqur me zgjedhjet, shtypni butonin "Filtro".

Opsionet e Filtrimit