Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Karta e Kreditit

Karta e Kreditit është mjeti përmes të cilit mund të bleni tek Grepi.al dhe si rrjedhim, po ju japim disa udhëzime rreth tipeve të kartave dhe ato që i pranojnë pagesat online.

Tipet e Kartave

Në treg janë 2 tipe kartash: karta krediti dhe karta debiti. Tipi i llogarisë ndryshon - kreditimi ose rimbushëse për kartat e kreditit dhe rrjedhëse për kartat e debitit - por mënyra e pagesës online është egzaktësisht e njëjtë. Mund ti përdorni të dyja për të blerë tek Grepi.

Kartat që Pranojnë Pagesat

Pjesa më e madhe e bankave në Shqipëri pranojnë pagesat online. Të vetmet banka, kartat e debitit të së cilat nuk pranojnë pagesat online, janë: Union Bank Albania, Alpha Bank Albania dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Kartat e Parapaguara

Një nga zgjidhjet më të thjeshta dhe të shpejta për të pasur një kartë krediti, janë kartat e parapaguara. E vetmja bankë në Shqipëri që ofron karta të tilla është Banka Credins. Karta e parapaguar e Bankës Credins lëshohet brenda pak minutave, ka zero komision dhe mund të shpenzohen vetëm paratë që keni aktualisht të depozituara në të. Mund të lexoni më tepër duke klikuar këtu.