Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Identifikimi

Nëse sapo jeni regjistruar apo keni një llogari prej kohësh, duhet të identifikoheni për të aksesuar llogarinë tuaj. Butoni i identifikimit ndodhet në pjesën e sipërme të faqes, në kahun e djathtë.

Butoni i Identifikimit

Për tu identifikuar, duhet të përdorni Emailin dhe Fjalëkalimin me të cilat jeni regjistruar. Gjithashtu, ju ofrohet edhe opsioni "Më mbaj mend", i cili i ruan të dhënat dhe ju identifikon automatikisht herën tjetër që do të vizitoni Grepin. Zgjidheni vetëm nëse ndodheni në një kompjuter privat dhe jo në një publik (si bibliotekë, shkollë, etj), ku mund të futen njerëz të tjerë.

Pasi të shtpyni butonin "Identifikohu", nëse të dhënat janë të sakta, do të merrni akses në llogarinë tuaj.

Forma e Identifikimit

Nëse nuk arrini të identifikoheni sepse keni harruar fjalëkalimin, mund të përdorni formën e Rikthimit të Fjalëkalimit.