Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Rikthimi i Fjalëkalimit

Humbja e fjalëkalimit është e shpeshtë dhe i ndodh kujtdo, por mos u shqetësoni sepse mund të rikthehet shumë lehtë. Forma e rikthimit të fjalëkalimit ndodhet tek faqja e Identifikimit, që ta keni sa më të lehtë për ta aksesuar.

Rikthimi i Fjalekalimit

Proçesi ndahen në 2 hapa. Në hapin e parë, duhet të shkruani emailin me të cilin jeni regjistruar. Nëse është i vlefshëm, do merrni një mesazh konfirmimi dhe në të njëjtën kohë do ju dërgohet një email me proçedurën e hapit të dytë dhe të fundit.

Në hapin e dytë, duhet të klikoni në adresën që ju ka ardhur me email, e cila do ju hapë një faqe tek Grepi ku mund të shkruani fjalëkalimin e ri. Shkruajeni, shtypni butonin "Ndrysho" dhe sapo keni përftuar një fjalëkalim të ri dhe mund të identifikoheni sërish në llogarinë tuaj.