Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Lista e Dëshirave

Përmes listës së dëshirave mund të ruani produkte për një kohë virtualisht të pafundme dhe ti ktheheni më pas. Kjo është një mënyrë e mirë për të mos humbur produktet që zbuloni, por që nuk jeni të gatshëm ti bleni në atë moment. Sigurisht, produktet që keni ruajtur duhet të jenë aktivë për tu blerë.

Lista e dëshirave e çdo anëtari të Grepit është publike, që do të thotë se kushdo mund ta shohë. Kjo nuk është pa arsye, por për t'ju lënë mundësinë ta shpërndani me miqtë dhe ti tregoni produktet që ju interesojnë, apo pse jo, një listë të produkteve që do dëshironit për dhuratë.

Çdo produkt ka një buton përmes të cilit mund ta shtoni në listën e dëshirave.

Butoni i Shtimit ne Listen e Deshirave

Për ta aksesuar listën, shtypni butonin "Lista e Dëshirave" në pjesën e sipërme të faqes.

Butoni i Listes se Deshirave

Më poshtë ju shfaqet një listë dëshirash shembull, ku tregohen disa libra të ruajtur në të.

Lista e Deshirave

Nëse doni ta hiqni një produkt nga lista e dëshirave, mjafton të shtypni butonin "Opsione" dhe të zgjidhni "Hiqe nga Dëshirat".

Fshirja nga Lista e Deshirave