Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Menaxhimi i Blerjeve

Produktet që bleni mund ti shihni të përmbledhura tek lista e blerjeve, së bashku me vlerën që keni paguar, dërgesën, etj. Fillimisht, shtypni butonit "Blerjet" në pjesën e sipërme të faqes.

Butoni i Blerjeve

Lista e blerjeve është e organizuar sipas porosive që keni kryer dhe çdo produkt individual që përmban. Renditja bëhet në bazë të datës që keni kryer porosinë.

Lista e Blerjeve

Vlerësimi

Në bazë të eksperiencës që keni me blerjen e produkteve, mund të lini një vlerësim për shitësin. Kjo i shërben blerësve të ardhshëm të kuptojnë nëse shitësi është treguar i ndershëm me shitjet që ka kryer dhe tregton produkte cilësore.

Për të lënë një vlerësim, shkoni tek butoni "Opsione" në krah të produktit dhe zgjidhni "Lër vlerësim për shitësin".

Vleresimi

Tani mund të zgjidhni nëse eksperienca ka qenë pozitive apo negative dhe të lini një koment.

Butoni i Vleresimit

Modifikimi i Vlerësimit

Nëse keni lënë një vlerësim të gabuar, të nxituar apo shitësi ju ka ofruar një zgjidhje që ju kënaq dhe doni ta modifikoni vlerësimin e dhënë, mund ta bëni shumë lehtë. Proçedura është egzaktësisht si për lënien e vlerësimit, vetëm se këtë herë opsioni do të jetë "Modifiko vlerësimin e dhënë".

Modifikimi i Vleresimit

Kontaktimi i Shitësit

Për pyetje apo ankesa, mund ti shkruani direkt shitësit duke përdorur sistemin e brendshëm të mesazheve të Grepit. Shitësi do të njoftohet edhe me email për mesazhin tuaj, për tu siguruar që nuk i kalon pa e parë. Përsëri tek butoni "Opsione" në krah të produktit të blerë, zgjidhni "Kontakto me shitësin".

Butoni i Kontaktit me Shitesin

Përmes formës së mesazhit, shkruani pyetjen që keni dhe prisni që shitësi t'ju kthejë përgjigje.

Dergimi i Mesazhit