Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Arka

Duke qendruar në metaforën e supermarketit, Arka është vendi ku bëheni gati të paguani produktet që keni zgjedhur. Por, një arkë virtuale është më fleksibël! Mund të fshini produkte, ti ndryshoni sasitë, të vendosni adresën fizike ku doni ti merrni dhe të përfitoni nga kodet promocionale.

Arka

Heqja e Produkteve

Nëse ndryshoni mendje për një produkt, mund ta hiqni lehtësisht nga arka. Mjafton të klikoni mbi ikonën e koshit në krah të çdo produkti.

Heqja e Produkteve

Ndryshimi i Sasive

Çdo produkt ka në krah sasinë që keni zgjedhur në një fushë të editueshme. Në çdo moment, mund të klikoni mbi atë fushë dhe të shkruani sasinë e dëshiruar. Pasi ti keni ndryshuar, do ju shfaqet një buton "Rifresko Sasitë", të cilin duhet ta klikoni për ti vendosur sasitë dhe për të llogaritur edhe një herë shumën që duhet paguar.

Ndryshimi i Sasive

Kodi Promocional

Përmes kodeve promocionale mund të përfitoni nga ofertat e Grepit apo shitësve të tjerë. Zakonisht shpërndahen në media sociale (Facebook, Twitter, etj), me email tek anëtarët tanë apo si mjet promovimi i shitësve. Nëse keni një, futeni tek kutia e Kodit Promocional në pjesën e majtë të Arkës dhe shtypni butonin "Apliko". Do të njoftoheni për vlefshmërinë e kodit dhe nëse është i vlefshëm, do rifreskohet totali i shumës që duhet paguar.

Kodi Promocional

Adresa

Në krah të majtë të arkës ju shfaqet adresa ku do të niset porosia. Nëse doni ta ndryshoni, duhet të klikoni tek butoni "Ndryshoje", i cili do të hapë një formë ku mund të zgjidhni një adresë tjetër (nëse keni disa) apo të shtoni një të re.

Adresa

Monedha

Për ta bërë sistemin e pagesave sa më të përshtatshëm për tipin e llogarisë që keni, arka ju lë mundësinë të përcaktoni monedhën (Lekë, Dollarë apo Euro) me të cilën doni të paguani. Kjo është e rëndësishme për llogari bankare që aplikojnë komisione për monedha të ndryshme nga ajo që keni regjistruar. Mjafton të zgjidhni monedhën që ju intereson dhe arka do të rifreskohet me çmimet e konvertuara në atë monedhë.

Monedha

Probleme me Produktet

Ka raste që produktet nuk mund të nisen drejt jush, qoftë sepse shitësi nuk e dërgon drejt qytetit ose shtetit tuaj, nuk mund të plotësohet sasia që keni zgjedhur apo produkti nuk është më aktiv. Në raste të tilla, arka i anulon produktet me probleme dhe ju njofton për arsyen.

Probleme me Produktet

Tani që dini gjithçka rreth Arkës, mund të vazhdoni drejt hapit të fundit, atij të Pagesës.