Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Si ta Përdorni

Adresat

Tani që jeni regjistruar dhe identifikuar si anëtar, mund të menaxhoni llogarinë tuaj. Një nga opsionet e rëndësishme është adresa, sepse përmes saj mund të nisni apo të merrni porosi. Fillimisht shtypni butonin "Llogaria" në pjesën e sipërme të faqes. Në këtë seksion mund të menaxhoni të gjitha të dhënat tuaja.

Llogaria

Gjatë regjistrimit keni vendosur një adresë primare në të cilën mund t'ju nisen produktet, por mund të lindë nevoja të keni më shumë se një adresë. Mendoni për shembull që të keni adresën e shtëpisë dhe atë të zyrës, dhe ti porosisni produktet në adresën që doni me një klikim. Kjo ju mundësohet përmes disa veprimeve shumë të thjeshta.

Tani që jeni tek Llogaria, shkoni tek seksioni i adresave për të parë adresën apo adresat që keni ruajtur.

Adresat

Këtu mund të shtoni të reja apo të menaxhoni ato egzistueset. Më poshtë ilustrohen veprimet që mund të kryeni:

Detajet e Adreses